Këngëtarja Dafina Zeqiri e ka pranuar hapur në rrjetet sociale se ka vuajtur nga depresioni dhe se tashmë është kuruar falë ndihmës profesionale.
Ajo ka publikuar në instagram historinë e saj të përshkruar si histori suksesi nga mjekja që e ka trajtuar dhe ndihmuar për të kapërcyer gjendjen e depresionit.
Në postimin e bërë publik në instagram Dafina përshkruan se sa shumë e ka ndihmuar puna me Elvirën që mesa duket është mjekja e saj.
Ajo tregon se si me ndihmën e duhur ka kuptuar një qasje tjetër dhe ka arritur ti shoh gjërat nga këndvështrime të ndryshme.
Ndërsa në story ka shpërndarë një sërë këshillash se si ta ndihmoshë një person që po përballet me shenja të depresionit, ankthit, panikut apo çdo formë tjetër që lidhet me shëndetin mendor.
Ajo ka treguar se është shumë e rëndësishme të kërkosh ndihmën e duhur qoftë shoqërore ashtu edhe profesionale për të dalë nga kjo situatë pa pasoja serioze për shëndetin.
Link: https://www.instagram.com/p/CLJiaLXhchO/
Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJwdWyNhR3T/