Modelja e njohur Oriola Marashi ka humbur një person të shtrenjtë të familjes.
Lajmin e ka dhënë vetë ajo duke shpërndarë në instagram një foto me dorën e gruas të cilën e quan “Tetja ime”.
Më pas ajo ka postuar edhe një video në isntagam me gruan ndërsa krahas videos shkruan: “Drita ime e bukur ti, Zoti të pastë në krahët e tij e u prehsh në paqe. Me ty kalova pjesën më të bukur të jetës time”
Modelja nuk tregon se çfarë e lidh me gruan në fjalë, por duket që largimi i saj nga jeta e ka hidhëruar pa masë dhe statuset e saj i ka shoqëruar me emoji me sy të përlotur.
Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CINpC4EH4Cc/