Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur shqiptare Zenepe Luka ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare e prekur nga COVID-19.
Ajo ishte infektuar 10 ditë më parë dhe fatkeqësisht nuk mundi dot ti mbijetonte virusit.
Lajmi për largimin e saj nga jeta ka trishtuar shumë miq dhe kolegë që kanë bashkëpunuar me të gjatë viteve që ka ushtruar profesionin e gazetares.
Kujtojmë se gazetarja i ka mbijetuar një sulmi me tritol në vitin 1998 në banesën e saj prej të cilit janë plagosur fëmijët e saj.
Unioni i gazetarëve të Shqipërisë e ka vlerësuar gazetaren me “Mirënjohje” në 45 vjetorin e karrierës së saj.
Zenepe Luka ka dhënë një kontribut shumë vjeçar në fushën e gazetarisë dhe është vlerësuar me disa çmime gjatë karrierës së saj.
Link: https://www.facebook.com/Gjiknuri.Damian/posts/3774574279330694