ShowBiz

Pas Atdheut edhe Murati kapet mat me një nga finalistet e “Love Story”

Pak kohë më parë në rrjet qarkulloi një video ku Atdheu një prej djemve të “Përputhen” ishte nën shoqërinë e Dritës një prej vajzave që kishte qenë pjesë e  “Love Story”

Ata ishin bashkë në një festë dhe në rrjet qarkulluan disa foto, por që mund të kenë qenë miqësore, pasi ata u panë me një grup miqsh të tjerë.

Por jo vetëm Atdheu rezulton të ketë miqësi me vajzat e “Love Story”

Së fundmi po qarkullojnë në rrjet disa foto të Muratit me Meri Murizin, vajzën që është në finalen e “Love Story” dhe që është një prej të preferuarave të Saimirit, madje pretendente për të fituar zemrën e tij.

Kjo ndoshta është një foto e vjetër dhe ndoshta ata thjesht janë miq, pasi janë nën shoqërinë e një grupi njerëzish të tjerë.

Krahas fotos në grup, në rrjet qarkullon edhe një foto tjetër ku pozojnë bashkë dhe Murati i ka hedh dorën në qafë Merit.

Gjithsesi këto foto nuk tregojnë se mes tyre mund të ketë diçka, ata mund edhe të jenë thjesht miq të mirë me njëri tjetrin.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=iGAMihCdoak

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLKBh94r_no/