ShowBiz

Njësoj me mamin dhe babin, Afërdita tregon si do të kombinohen me të birin sapo të vijë në jetë

Afërdita Dreshaj do të bëhet shumë shpejt nënë e një djali.

Ajo është në muajin e fundit të shtatëzanisë dhe vogëlushi pritet të vijë në fund të këtij muaji.

Modelja ka filluar të mendojë që tani se si të kombinohet me vogëlushin dhe ka shpërndarë në instagram një video ku duken tre palë atlete Jordans.

Një palë për Jakub, një palë për Afërditën dhe të tjerat për vogëlushin.

“Jordans për mamin, babin dhe bebin”, shkruan Afërdita krahas videos së veçantë postuar në instagram.

Kujtojmë se Afërdita është gjithnjë aktive në instagram ku e shohim të postojë foto e video të ndryshme, ndërsa e shohim gjithashtu në formë perfekte, teksa stërvitet ende edhe pse gati në fund të shtatëzanisë.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIEyFlopbNI/