Këngëtarja Fjolla Morina është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes dhe shpesh herë e shohim teksa poston foto dhe video bashkë me partnerin.
Ajo ka festuar Shën Valentinin një ditë më parë dhe partneri i saj Fisnik Syla i ka bërë një super surprizë.
Fjolla ka zbuluar detaje nga mbrëmja e saj unike nën shoqërinë e partnerit i cili e kishte mbuluar dhomën me petale trëndafilash të kuq dhe lule.
Këngëtarja ka postuar gjithashtu një video teksa po lëviz nëpër dhomë ku gjithçka duket perfekte e më pas edhe vaska është e mbushur me petale trëndafilash.
“Dashnia jem që më bën gjithmonë të lumtur, jeta ime të dua përgjithmonë”, shkruan ajo në videot e postuara në instagram ku e shohim tejet të lumtur ndërsa po feston ditën e të dashuruarve pranë partnerit.
Link: https://www.instagram.com/fjolla.morina/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJl4FPvJNxo/