ShowBiz

Ylli më i ri i Top Albania Radio, London zapton mikrofonin dhe duket kaq bukur

London, djali i madh i Sarës dhe Ledionit është prezantuesi më i ri në “Top Albania Radio”.

Sara ka treguar se sa bukur duket vogëlushi në studion e radios ku shihet me kufjet në vesh, ulur në karrige përballë mikrofonit.

Pranë tij është Ledioni që duket sikur diçka po i tregon të voglit i cili është i përqëndruar dhe duket tejet i apasionuar pas radios.

Mesa duket London do të ecë në hapat e të atit, i cili pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në radio e televizion me drejtimin e disa formateve shumë të suksesshme.

Ledioni dhe Sara janë tashmë prindër të dy fëmijëve, veç vogëlushin London,ata sollën në jetë rreth një vit e gjysmë më parë edhe një tjetër djalë.

Roman erdhi në jetë në tetor të 2019 dhe solli shumë gëzim në familjen e tyre.

Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B5xLRhUHNUE/