ShowBiz

Zbulohet Valentini numër dy i Arbana Osmanit, ja dhurata speciale për të

Arbana Osmani prej kohësh është në një lidhje me rregjisorin Eduart Grishaj.

Ata janë bërë prindër para disa muajsh dhe ky ishte Shën Valentini i tyre i parë si prindër.

Moderatorja ka postuar një foto shumë të këndshme pranë partnerit në dëborë, ndërsa duken shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Por Eduardi nuk është i vetmi Valentin i saj, pasi tashmë dihet që ajo dhe Xhemi janë mike shumë të mira me njëra tjetrën dhe këtë e kanë treguar vazhdimisht teksa i shohim gjithmonë në shoqërinë e njëra tjetrës.

Kështu pjesë e ditë së të dashuruarve ka qenë edhe Xhemi me të cilën Arbana ka pozuar duke konsumuar kafen e mëngjesit dhe krahas fotos shkuan: “Valentini tjetër I imi”.

Xhemi mban në gojë një trëndafil të kuq, që mesa duket është dhuratë nga Arbana dhe që të dyja duken shumë të lumtura nën shoqërinë e njëra tjetrës.

Link: https://www.instagram.com/p/CLTu5KqA5qA/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIQSirjAVzi/