ShowBiz

E trishtë, Arbana Osmani humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Gjyshi i Arbana Osmanit ka ndërruar jetë dhe lajmin për këtë e ka dhënë vetë moderatorja në llogarinë e saj në isntagram.

Ajo ka shpërndarë një video të shkëputur nga një surprizë që i është bërë në “Dua të të bëj të lumtur”, ku gjyshi i ka ardhur në studio.

Gjyshi i moderatores është ndarë nga jeta fiks një vit pas ndarjes nga jeta të gjyshes së saj dhe ajo shprehet e trishtuar ndërsa thotë se do ti mungojë pafund.

“Kam qenë me fat që i kam patur kaq gjatë në jetën time, por gjithsesi humbaj e tyre më ka thyer zemrën. Sot iku gjyshi një vit pas Nanës, duke na lënë pas kujtimet, historikun, debulesën për patatet e skuqura dhe shembullin e një dashurie si në përralla. Dhe këtë surprizë të bukur, të paharrueshme më të veçantën ndonjëherë”, shkruan Arbana krahas videos.

Ajo ka ndarë gjithashtu edhe një foto në instatory ku shihet me të dy gjyshërit e saj ndërsa shkruan: “Ma puth fort Nanën o gjysh, oh sa do më marrë malli për ju”.

Arbana ka marrë pafund komente ngushëllimi nga miq dhe fansa të saj për humbjen e njeriut të dashur.

Link: https://www.instagram.com/p/CLXb13fgwkH/

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDWCXyjg75Y/