ShowBiz

“Keq shumë këtë herë..”, Fjoralba infektohet sërish me COVID-19

Moderatorja Fjoralba Ponari është ri infektuar me COVID-19 dhe këtë herë duket se po e kalon më keq se herën e parë.

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram se në ndryshim nga hera e parë, këtë herë ndihet më e këputur dhe me dhimbje të forta kockash.

Moderatorja tregon se për herë të parë mund të jetë infektuar në qershor, pasi mbas serologjikut rezultoi ta kishte kaluar COVID-in.

Ndërkohë që këtë herë tregon se krahasuar me temperaturën dhe humbjen e shijes që përjetoi herën e parë, dhimbja e kockave është e tmerrshme dhe nuk krahasohet me simptomat që përjetoi herën e parë.

Fjoralba tregoi gjithashtu se e kuptoi që ishte sëmurë pasi pati ulje tensioni dhe humbje balance, diçka që nuk e kishte patur më parë.

Ndërsa sa i takon emisionit ajo sqaroi se ai është i rregjistruar gati 99%  dhe kështu që nuk është e nevojshme që të jetë e pranishme në punë.

Link: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bp7Pf9oHon2/