Moderatorja Klea Huta ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram një lajm të trishtë.
Ajo ka treguar përmes një statusi se gjyshi i saj është ndarë nga jeta.
Klea ka postuar në instagram një foto të tij ndërsa krahas fotos shkruan: “Ma këpute shpirtin o gjysh, mi thave sytë o shpirt. Qofsh i xhenetit”
Moderatorja ka qenë shumë e lidhur me gjyshin dhe largimi i tij nga jeta i ka shkaktuar shumë dhimbje.
Ajo ka marrë mesazhe të shumta nga miq, fansa e ndjekës në rrjetet sociale të cilët e kanë ngushëlluar për këtë humbje të saj.
Link: https://www.instagram.com/kleahuta/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDTV4EcJsDC/