ShowBiz

Pas skandalit me Sindin, Juli rikthehet në “Përputhen” dhe i rrëfen të gjitha

Sindi dhe Juli u pezulluan nga spektakli dy ditë më parë, pas një debati që patën me njëri tjetrin dhe që shkaktoi një shpërthim të Sindit.

Shumë u pozicionuan krah Julit dhe nuk e kuptuan dot reagimin e Sindit, e cila pas gjithë rrëmujës kërkoi të falur për reagimin e saj të pazakontë.

Ndërkohë pas dy ditë pezullimi Juli do të rikthehet sërish sot për të thënë diçka, ndërsa gjithë historinë dhe të vërtetat e tij ka vendosur ti rrëfejë të dielën në “Përputhen Prime”.

Ai ka bërë një bisedë ku duket se ka treguar gjithçka dhe gjatë një videoje të postuar në instagram ku shihet pranë Olsës ai tregon se do të tregojë më shumë për debatin me Sindin dhe për historinë e tij.

Kujtojmë se Juli u vendos në qendër të vëmendjes jo vetëm pas sherrit me Sindin, por edhe pas një videoje që po qarkullon në rrjet ku ai shfaqet i vetmuar në cepin e tij, ndërsa të gjithë janë ngritur për të uruar Muratin me rastin e ditëlindjes.

Link: https://www.instagram.com/aventuratejulit/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLWE-qngcnK/