ShowBiz

Kur e pa Tean për herë të parë…, nuk do ta besoni çfarë ka menduar Bearti

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi janë një prej çifteve më të përfolura të momentit.

Ata u vunë në qendër të vëmendjes pasi u zbulua se ishin të lidhur prej kohësh, ndërsa në sy të publikut Tea doli e përputhur me Andin.

Ndërkohë që pasi u zbulua lidhja, ata të dy janë gjithmonë bashkë duke shijuar çdo gjë.

Së fundmi ata kanë realizuar një set fotografish dhe duken shumë të këndshëm në shoqërinë e njëri tjetrit.

Krahas një videoje të shkurtër me momente nga seti fotografik Bearti shkruan: “Të pëlqeva që herën e parë që të hodha sytë dhe i thashë vetes. Ajo është një tigreshë dhe më përket mua”.

Bearti ka treguar në këtë mënyrë se çfarë ka menduar kur e ka parë Tean për herë të parë, ndërsa së fundmi kemi parë se ai e ka prezantuar atë edhe me familjen, madje me motrën e Beartit, Tea ka një raport shumë të mirë.

Link: https://www.instagram.com/p/CLkaMFagJj6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHQvwXzAY9P/