ShowBiz

“Kush puth më mirë Ana apo Sara…”, Atdheu habit me përgjigjen

Atdhe Xharavina një prej djemve të “Përputhen” u bë i famshëm fillimisht pas puthjes së lamtumirës që i dha Anës me të cilën pati një farë pëlqimi përpara se ajo të ikte.

Më pas ai është parë duke dalë me disa vajza, ndërsa së fundmi në një takim me vajzën e re Sarën ka shkëmbyer puthje që në takimin e parë.

Ai është pyetur nga moderatorja Bora Zemani se cila nga të dyja puthjet i pëlqeu më shumë dhe ai zgjodhi Anën, duke qenë se më të njihej më shumë.

Atdheu zgjodhi Anën pasi me të kishte kaluar më shumë kohë, ndërsa me Sarën ishte hera e parë që takoheshin dhe njihet më pak.

Puthjen me Anën ai e cilësoi si një puthje lamtumire, ndërsa puthjen me Sarën si një puthje mirë se ardhjeje.

Megjithatë gjatë mbrëmjes së djeshme ai u tregua shumë i afërt me Sarën duke i dhuruar tre puthje të tjera.

Link: https://www.instagram.com/p/CLkaS20h0A7/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CItcdN4pCyNFAGFcRbUUBP1dIxJ7U8BW4GcNOM0/

https://www.instagram.com/p/CLj0-0TlCoy/https://www.instagram.com/p/CLlm6Elr4hK/