ShowBiz

“Mund ta puthësh 10 herë por…”, Ana reagon pasi Atdheu puthi Sarën në sy të saj

Ana e parë dhe Atdheu kishin njëfarë tërheqjeje për njëri tjetrin dhe përpara se Ana të largohej, Atdheu e puthi në buzë, duke e quajtur këtë një puthje lamtumire.

Më pas ai ka dalë me vajzën e re Sarën, të cilën e ka puthur që në takimin e parë.

Kur është pyetur nga Bora kush ishte puthja më e mirë, ai zgjodhi Anën, pasi me të njihej më shumë, megjithatë në studio zgjodhi të puthje sërish Sarën.

Ana ndërkaq në rolin e opinionistes gjatë “Përputhen Prime”, tha se kjo puthje ishte pa emocion, thjesht për shoë, ndërsa kujton se Atdheu dridhej i gjithi kur e puthi muaj më parë.

“Unë e di se si ndihet Atdheu kur emocionohet, tani nuk ka emocion është thjesht për show. Mund ta puthësh edhe 10 herë nuk përbën sens”, thotë Ana.

Atdheu ndërkaq afrohet dhe puth sërish Sarën, ndërsa e pyet si ju duk a kishte emocion dhe ajo përgjigjet se Atdheu është duke u dridhur edhe këtë herë.

Gjithsesi Anës i është dukur sërish një puthje pa emocion dhe sërish vetëm për show.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=IKJ_OpV7OB8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CItcdN4pCyNFAGFcRbUUBP1dIxJ7U8BW4GcNOM0/

https://www.instagram.com/p/CLj0-0TlCoy/https://www.instagram.com/p/CLlm6Elr4hK/