ShowBiz

Me gjunjët plagë nga kërcimi, Klaudia sapo na tregoi anën tjetër të medaljes

Balerina Klaudia Pepa prej vitesh tashmë jeton dhe punon në Itali, ndërsa ka krijuar një karrierë mjaft të suksesshme.

Së fundmi e pamë si balerinë edhe në klipin e këngëtarin Fabrizio Moro dhe për Klaudian kjo ishte një tjetër arritje në karrierën e saj artistike.

Mirëpo përtej suksesit dhe anëve pozitive, Klaudia ka treguar edhe anën tjetër të medalies.

Pas një kërcimi, ajo ka treguar se si janë katandisur gjunjët e saj, të skuqura e të fryra nga kërcimi në tokë dhe sforcimi për të realizuar perfekt performancën e saj.

“Gjunjët e mi pas videos”, dëgjohet të thotë Klaudia ndërsa më pas tregon se si duket pasi ka përfunduar performancën.

Link: https://www.instagram.com/klaudiapepa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B832Z_SKruG/