ShowBiz

“Si u pajtove me Olsën…”, Shqipja bën deklaratën e papritur, “Më kundërvunë…”

Shqipe Hysenaj, ish konkurentja e “Përputhen”, pasi u largua nga spektakli nuk ka qëndruar asnjëherë në heshtje, por gjithmonë ka treguar përmes provave se në atë emision asnjë gjë nuk është reale.

Ajo ka treguar se shumë pjesmarës kanë qenë të lidhur jashtë dhe aty kanë shkuar thjesht për show.

Shqipja ka akuzuar drejtpërdrejtë autoren e programit Olsa Muhamentin, ndërsa është përpjekur të demaskojë Tean dhe Anën.

Pas gjithë zhurmës që krijoi, ajo u rikthye sërish në “Përputhen”, këtë herë në rolin e opinionistes, ndërsa i ka habitur të gjithë dhe me të drejtë fansat e kanë pyetur si ka mundësi që është rikthyer në Përputhen, kur tha që nuk do të shkelte më.

Ajo është përgjigjur se nuk do të shkelte më si konkurente, por nëse do ta ftonin për të dhënë opinionin e saj nuk do të kundërshtonte.

Ndërsa sa i takon Anës ajo tha se nuk është bërë shoqe me të, thjesht e lidhi puna dhe qëlluan të dyja bashkë si opinioniste.

Shqipja është pyetur gjithashtu edhe për Olsën duke thënë se me të nuk është zënë asnjëherë, thjesht nuk i ka hapur telefonin, sepse e kundërvunë drejt saj.

Por në janar piu një kafe me të dhe sqaroi gjithçka dhe tashmë mesa duket kanë lënë prapa çdo keqkuptim.

 

Link: https://www.instagram.com/shqipehysenaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLjYJbhFfbY/https://www.instagram.com/p/CKrrM5mhap9/