Andi dhe Melisa janë përfolur për një lidhje, por që gjithmonë e kanë mohuar, pavarësisht dyshimeve.
Megjithatë ata kanë vijuar ta ngacmojnë njëri tjetrin publikisht, fillimisht Andi duke i kërkuar një kafe serioze Melisës dhe më pas ajo që e pranon kafen por me kushtet e saj.
Por pavarësisht ngacmimeve ata ende nuk kanë konfirmuar asnjë gjë dhe vazhdojnë të jenë miq, duke i mohuar sërish zërat për një lidhje.
Ndërkaq në një foto të fundit të postuar në instagram Andi pozon i veshur me një kostum dhëndri dhe krahas fotos shkruan: “A dëshiron të martohesh me mua”
Krahas komenteve të shumta, të bie në sy një koment i Melisës e cila shkruan: “Hmmm”
“Të dogji ty që po mendohesh”, i përgjigjet Andi, ndërsa Melisa sërish mendohet duke shkruar: “Hmmm prapë”, duke e shoqëruar komentin me disa emoji.
Kujtojmë se Melisa publikoi këngën e saj të parë, para disa ditësh dhe krahas urimeve të shumta pamë edhe një dhuratë speciale, një zemër të madhe me trëndafila të kuq dhe një pusullë gjithë dashuri.
Nuk e dimë nëse ka qenë Andi që e ka surprizuar, por nga komentet dhe ngacmimet kundrejt njëri tjetrit, mund edhe të ketë lindur diçka mes tyre.
Link: https://www.instagram.com/p/CLr5K-yB2-p/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLmKBECFmVG/, https://www.instagram.com/andi.sh2/