ShowBiz

As mami, as babi, nuk do ta besoni fjalën e parë që ka thënë Dard

Djali i Irës dhe aktorit Gaz Paja, vogëlushi Dard nuk ka thënë as mami dhe as babi si fjalë të parë.

Zakonisht fëmijët zgjedhin të thonë midis ma apo ba, por duket se vogëlushi ka zgjedhur një tjetër fjalë dhe besoni ose jo ka qenë madje në formë urdhërore.

Fjala e para që ka belbëzuar Dard ka qenë fjala “Hajde” dhe këtë e ka zbuluar vetë Ira ndërsa i është përgjigjur pyetjes së parashtruar nga një faqe lidhur me fjalën e parë që ka thënë fëmija.

Kujtojmë se Dard ka ardhur në jetë rreth një vit e gjysmë më parë dhe në tetor të vitit të shkuar festoi vitin e parë të lindjes.

Link: https://www.instagram.com/iraseferi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJekPcchREZ/