Dy ditë më parë në “Përputhen” erdhën edhe dy djem të rinj, Doriani dhe Princi.
Ndërsa për Princin gjithçka shkoi mjaft mirë dhe u mirëprit nga vajzat, Doriani nuk e nisi me këmbën e mbarë.
Ai debatoi me Antonelën dhe Ledianën të cilat i quajti si nusja me vjehrën.
Antonela ka ndërhyrë duke i thënë se ai është ende i vogël, pasi as lësh në fytyrë nuk ka, ndërsa Dori ka reaguar duke thënë se jemi në 2021 dhe të kesh lesh në ditët e sotme është turp.
Kaq ka mjaftuar që të ndizet një debat në studio nga shumica e djemve të cilët e quajtën ofendim një deklaratë të tillë.
Ai që ka debatuar më shumë është Eri me të cilin duket se djali i ri ka patur një sherr përtej fjalëve pas emisionit.
Ata të dy jan qëlluar me njëri tjetrin dhe për pasojë Eri është pezulluar për momentin nga emisioni.
Videoja e sherrit mes tyre nuk është transmetuar ende, por situata do të sqarohet të dielën në “Përputhen Prime”
Link: https://www.youtube.com/watch?v=1PPdasZ8hUo&feature=emb_err_woyt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2JkNuZhA8u/,
https://www.instagram.com/p/CLujQXoA2XdqUksK-isa5Fu1tpuyygiQCKCVkw0/