ShowBiz

Huggo sjell një tjetër hit, “Fajet”, një këngë që nuk duhet humbur

Pas suksesit të këngës “Të Fala”, këngëtari Huggo rikthehet këtë herë me një tjetër hit.

“Fajet” është një këngë dashurie e publikuar vetëm një ditë me parë dhe që është mirëpritur nga fansat  e këngëtarit.

Kënga ka një ritëm të veçantë dhe do t’ju pëlqejnë sapo ta dëgjoni për herë të parë.

“Fajet” është kënga e dytë brenda një muaji, publikuar nga këngëtari.

Ai solli një muaj më parë këngën “Të Fala” e cila u shndërrua shumë shpejt në një prej këngëve të preferuara për fansat e këngëtarit, të cilët e pëlqejnë dhe e dëgjojnë muzikën që ai prodhon.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=HKc44NxJP7Q

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLt20P7h4dB/