Dorjani, njëri nga dy djemtë që hynë në “Përputhen”, dy ditë më parë është vënë menjëherë në qendër të vëmendjes.
Ai pati një debat me Antonelën që më pas degjeneroi në një debat me djemtë dhe veçanërisht me Erin me të cilin pati një përplasje fizike.
Së fundmi ai ka vendosur që t’ju përgjigjet fansave të cilët e kanë pyetur lidhur me simpatitë e para kundrejt vajzave si dhe raportin që ka me Antonelën pas debatit në studio.
Ai tha se ka krijuar tashmë një simpati për Sindin, ndërsa më Antonelën e ka rregulluar muhabetin pavarësisht debatit që pati me të.
Por ajo që ka bërë më shumë përshtypje është një pyetje nga një prej ndjekësve.
“Diçka nuk kuptoj kur ke një marrëdhënie jashtë për çfarë je futur aty brenda, apo për shoë”, e pyesin Dorin i cili përgjigjet: “Po të kisha mendon se më lejonte Përputhen”, duke refuzuar kështu të ketë një lidhje jashtë ashtu siç pretendohet.
Link: https://www.instagram.com/doriikuka/
Burimi i fotos: ttps://www.instagram.com/p/CJTl9m3B66p/