Fation Kuqari është një prej djemve më të përfolur të “Përputhen”.
Ai pati një afrimitet me Anën e parë, më pas me Melisën dhe në fund me Anën e dytë, por në fund vendosi të ikte pa u përputhur me askënd.
Fationi pati një sherr të ashpër me Erin në mes të studios, ndërsa pak para se të ikte nuk la gjë pa thënë për Melisën.
Ai e akuzoi atë se ishte e lidhur me dikë jashtë, duke nënkuptuar se bëhej fjalë për Andin, por në fund vendosi ta mbyllte këtë temë.
Megjithatë inati për të ende nuk i ka dalë, pasi në një intervistë për Glamour Zone, ai tha se personi që do të pështynte në fytyrë është flokëkuqja.
Ndërsa lidhur me arsyen e vërtetë për largimin e tij nga “Përputhen”, Fationi dëgjohet të thotë në një moment gjatë intervistës se djemtë ishin bërë më keq se femrat, duke lënë të nënkuptohet kështu se situata ishte bërë shumë e papërballueshme.
Link: https://www.instagram.com/p/CLwlxpHn884/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKrheJHBLM3xdby9EfVwB2WKBElsdouZt6_mG00/