ShowBiz

Nga xhelozitë, tek sherri i fundit bashkë, Tea dhe Bearti i rrëfejnë të gjitha

Tea dhe Bearti janë një prej çifteve më të përfolura së fundmi.

Ata u njohën në “Përputhen”, por vendosën të lidhen pasi Bearti doli nga emisioni, ndërsa Tea vazhdoi të qëndronte derisa në janar doli e përputhur me Andin.

E gjitha ishte thjesht një lojë për publikun, pasi Tea ishte prej disa muajsh e lidhur me Beartin dhe vetëm një javë pasi dolën nga “Përputhen” si çift u bënë publike fotot e tyre.

Pas atij momenti dhe pas shpjegimeve që dhanë me këtë rast, ata të dy po vazhdojnë tashmë të shijojnë lidhjen e tyre dhe të publikojnë herë pas here foto dhe video në rrjetet sociale.

Së fundmi ata kanë vendosur t’ju përgjigjen pyetjeve të fansave dhe një prej tyre ishte se kush bëhet më shumë xheloz.

Mesa duket që të dy janë sepse kësaj pyetjeje i janë përgjigjur njëkohësisht duke drejtuar gishtin drejt njëri tjetrit.

Ata janë pyetur gjithashtu nëse zihen  ndonjëherë me njëri tjetrin dhe Tea tregoi se sherri i fundit mes tyre ka qenë për rripin e sigurimit të cilin Bearti nuk e  kishte vendosur, ndërsa po ngiste makinën.

Link: https://www.instagram.com/beartrexhepi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLuRH8nnQyYtfZ1jt0ODfOZw1yo7qbMVM1gDw00/