Nevina Shtylla ka kaluar së fundmi COVID-19 dhe sigurisht që nuk mund të jetë në formën e saj më të mirë.
Ajo shfaqet me disa kg më pak dhe kjo ju ka rënë në sy edhe fansave.
Një prej tyre i ka thënë se s’ka lezet aq e dobët.
Moderatorja e ka publikuar këtë koment në instastory, ndërsa i kthen komentuesit një përgjigje publike dhe një mesazh gjithashtu.
“Njerëz të mirë, dy javë me COVID, 5 ditë me helmim, shto dhe një javë tjetër ftohje të lehtë. Besoj e kuptoni përse nuk jam në formën time më të mirë dhe jam dobësur. Për fat tani jam mirë me shëndet dhe po vazhdoj të kujdesem për veten. Kilet shkojnë e vijnë e rëndësishme është të keni shëndet të fortë se janë kohë të vështira këto që po jetojmë”, shkruan Nevina në përgjigje të komentit që i bëhet, duke dhënë kështu edhe një mesazh për të gjithë ata që gjykojnë pa e ditur se çfarë po ndodh me personin tjetër.
Link: https://www.instagram.com/nevinashtylla/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJJeZCgB6FM/