ShowBiz

Sa qenka rritur barku…, Fero zbulon gjininë e bebit me një foto unike të modeles

Arbenita Ismajli dhe reperi Fero shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Modelja është në muajin e fundit të shtatëzanisë dhe vetëm pak ditë më parë e bënë publik lajmin.

Së fundmi reperi ka zbuluar edhe gjininë e bebit me një foto të modeles me barkun e rrumbullakosur.

“Qikat e mia”, shkruan ai krahas fotos, duke treguar kështu se shumë shpejt do të bëhen me një vajzë.

Fero dhe Arbenita janë në një marrëdhënie prej vitesh dhe së fundmi i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Link: https://www.instagram.com/p/CL97KXsBjhk/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLcfm-_BNDE/