ShowBiz

Tre vite bashkë, Dojna rrëfen gjithë cilësitë që dashuron tek Vlashenti

Vlashent Sata dhe Dojna Mema në fillim të këtij viti bënë publike historinë e tyre të dashurisë.

Ata kanë tre vite bashkë dhe që prej momentit që e bënë publike lidhjen e tyre e deri më sot i shohim teksa postojnë vazhdimisht foto dhe video së bashku.

Moderatoren e ka pyetur një prej fansave se çfarë cilësish vlerëson më së shumti tek Vlashenti dhe ajo është përgjigjur: “Mbi të gjitha tolerancën, mirëkuptimin, dhembshumrinë dhe sigurisht kreativitetin që çdo ditë në tre vite bashkë të jetë e ndryshme nga tjetra”

Dojna dhe Vlashenti janë përfolur shumë sidomos vitin e shkuar për një lidhje bashkë, por ata e pranuan publikisht lidhjen vetëm në fillim të këtij viti, kur këngëtari publikoi një video me momentet më të bukura së bashku.

Link: https://www.instagram.com/dojnamema/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLFh7TfhoI4/