ShowBiz

Arjani e quajti të pakulturuar, Loco sjell një telenovele europiane me fakte

Gjatë pasdites së djeshme në “Përputhen” u diskutua puthja në prapaskenë e Rinianit dhe Sarës.

Sipas Sarës ajo ishte një çakitje dhe ishte thjesht përshëndetëse  pa asnjë qëllim tjetër.

Arjani u përpoq ta justifikonte Sarën duke thënë se këndvështrimi i secilit për puthjen  varet nga mentaliteti dhe Sara ka një mentalitet perëndimor ku shpesh të ndodh të përshëndetesh në shoqëri duke u puthur në buzë dhe këtu nuk ka asnjë gjë të keqe.

Opinioni i tij nuk është mbështetur nga disa konkurentë dhe sidomos nga Elvisi i cili ka debatuar me Arjanin, ndërsa ky i fundit e ka quajtur të pa arsimuar dhe një person që nuk ka dalë shumë dhe nuk dinte mjaftueshëm.

Pavarësisht debatit në studio, Elvisi ka vendosur që ta kundërshtojë Arjanin me fakte duke postuar të gjitha vulat në pasaportë si dhe një hartë të vendeve që ai ka vizituar për punë dhe për qejf.

Në fund ai ka vijuar ti qëndrojë idesë së tij se puthja në buzë mes shokësh e shoqesh është çështje preferencash dhe aspak mentaliteti.

Link: https://www.instagram.com/loco.elvis/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMAP9RZn-cUnxWGDSgYZUpkRenR_H8QdCIxvvg0/