Pak kohë më parë në një video ku prezantonte stafin e “Përputhen”, në prapaskenat e një takimi me Antonelën, Juli i drejtohet njërës prej vajzave të stafit.
Ajo mbante një tufë me letra në dorë, ndërsa ai dëgjohet të thotë me “skenar në dorë”.
Vajza ndërkaq mohon të jetë skenar, ndërsa Juli përpiqet të rregullojë atë që tha më sipër duke shtuar se nuk është për ta, por për të ndezur zjarrin.
Ndërkohë Olsa Muhameti ka postuar në instastory një video ku shohim në një faqe wordi në kompjuter skaletën e emisionit të fundit të “Përputhen Prime”.
Këtë e ka postuar në instastory edhe Juli që ka bërë ironi me fjalën skaletë teksa i drejtohet Olsës duke nënkuptuar se ajo thotë skaletë, por të gjithë nënkutojnë skenari.
Ndoshta edhe Juli këtë ka dashur të thotë gjatë takimit që bëhet fjalë për një skaletë që sjell rendin e gjërave që do të ndodhin gjatë një emisioni dhe që bëhet për çdo program apo spektakël.
Link: https://www.instagram.com/aventuratejulit/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLWE-qngcnK/