ShowBiz

Sa qenka rritur barku, Almeda tregon sa e ka ndryshuar shtatëzania e dytë

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Saysman do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë.

Ata zbuluan pak kohë më parë se do të bëhen prindër të një vajze dhe vetë aktori është shprehur shumë i lumtur që fëmija i dytë do të jetë një vajzë.

Almeda ka zbuluar përmes një videoje të postuar në instagram barkun e rrumbullakosur në muajt e fundit të shtatëzanisë.

Tolga dhe Almeda kanë zbuluar gjithashtu edhe emrin që kanë vendosur për vajzën.

Ata do ta quajnë vogëlushen Alina dhe ky është një emër që ju ka pëlqyer të dyve.

Tolga dhe Almeda u martuan tre vite më parë në një ceremoni madhështore në SHBA.

Menjëherë më pas ata u bënë prindër të vogëlushit Efe i cili tashmë është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë në pritje të motrës.

Link: https://www.instagram.com/almeda92/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIAiiK8FcvC/