Melisa është një prej vajzave më të përfolura kohët e fundit.
Ajo doli nga Përputhen, ndërsa gjithë rrugëtimi i saj u shoqërua me zëra e thashetheme të ndryshme.
Ajo u përfol për një lidhje me Andin, por gjithmonë e ka mohuar.
Ndërkohë menjëherë pas daljes nga emisioni ajo provoi veten në muzikë duke publikuar këngën e saj të parë.
Ndërkaq në një intervistë për Prive, ajo u pyet se me cilën nga këngëtaret nuk do të bënte kurrë një duet dhe ajo ka përmendur emrin e Taynës, por nuk ka dhënë detaje të tjera, duke i habitur të gjithë me zgjedhjen e saj.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=C6CJfyjHEqA
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMCa0RhF5GNf7cc67IHSOevFAywaS652OCiQ9E0/