ShowBiz

Në prag të lindjes, Afërdita poston foton 3D të djalit

Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl do të bëhen prindër të një djali.

Modelja është në muajin e fundit të shtatëzanisë dhe vogëlushi pritet të vijë brenda këtij muaji.

Ajo ka kryer së fundmi vizitën e fundit pak përpara se të lindë dhe ka postuar në instagram një foto 3D të vogëlushit.

Afërdita është shprehur e emocionuar teksa poston foton në instastory dhe krahas saj shkruan: “Zemra ime”.

Modelja dhe bashkëshorti I saj u martuan disa vite më parë në Miami dhe ky është fëmija i parë për ta.

Ata janë vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale dhe Afërdita ka treguar herë pas here me video dhe foto të ndryshme gjithë ecurinë e shtatëzanisë që prej fillimit.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJep44TpG8-/