ShowBiz

Mamat e djemve, dhuratat më të bukura për 8 mars i morën Arbana dhe Bora

Bora Zemani dhe Arbana Osmani janë nëna djemsh dhe shpesh herë i shohim teksa postojnë herë pas here foto dhe video me të vegjlit e tyre.

Ato të dyja janë shumë të lidhur me fëmijët dhe për 8 mars morën padyshim dhuratat më të ndjera.

Si Joni dhe Arbori kishin menduar ti surprizonin nënat e tyre me një pusullë të shkruar gjithë dashuri.

“E dashur mami je e mrekullueshme si pranvera, gëzuar 8 marsin të dua shumë Joni”, shkruhet në pusullën dedikuar Arbanës nga i biri.

“Mami të uroj festën! Gëzuar 8 marsin! Unë të dua shumë! Unë të dua sa e tërë bota”, shkruan Arbori për mami Borën dhe nuk mund të kishte dhuratë më të bukur se sa kjo për një nënë me rastin e festës.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Link: https://www.instagram.com/borazemani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLzV3YXgONL/