Moderatorja Hygerta Sako humbi të atin një vit më parë dhe sot pas një viti e kujton përmes një mesazhi prekës.
Lajmin për largimin e tij nga jeta ajo e dha vetë përmes rrjeteve sociale, ndërsa sot pasi ka kaluar një vit e ka edhe më të vështirë ta besojë se sa shpejt iku koha.
Ajo ka publikuar sot një foto të varrit të të atit ndërsa shkruan: “S’më besohet që ka kaluar një vit. Më duket akoma sikur ishte dje. Më mungon pafund babush, por dashuria është më e fortë se vdekja. Je ëngjëlli im mbrotjes”
I ati i Hygertës ndërroi jetë në moshën 77 vjeçare duke lënë pas një dhimbje të madhe për gjithë familjarët e tij.
Link: https://www.instagram.com/hygerta_sako/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLpNSQ0hkGw/