ShowBiz

“Edhe Borën e ke puthur…”, shpërthejnë komentet në foton e fundit të Atdheut

Atdhe Xharavina po përflitet se është larguar përfundimisht nga “Përputhen” dhe këtë e vërtetoi në një farë mënyre më një status të postuar në isntagram.

Ai ësht vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të disa kërcënimeve dhe sulmeve, ndërsa është përfshirë gjithashtu edhe në një debat me Antonelën.

Ndërkohë në një postim të tij të fundit në instagram ai ka pozuar pranë Borës ndërsa krahas fotos shkruan: “Me të bukurën Borë”

Kaq ka dashur që të shpërthejnë komentet e ndryshme nga fansa të të dyve.

“A thua e ke puthur dhe Borën”, i shkruan dikush, një pyetje kjo që i bëhet nga disa komentues, ndërsa shumë të tjerë janë të mendimit se ata të dy shkojnë shumë si çift.

Por në fakt Atdheu ka preferuar të mos komentojë dhe të heshtë përballë këtyre komenteve.

Kujtojmë se ai është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes pasi zbuloi se ishte puthur me Antonelën, ndërsa kjo e fundit e cilësoi si një puthje të pavullnetshme.

Link: https://www.instagram.com/p/CMNMpicpw-wRdIEb1grWrSsbo6s7430p6Fp80M0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLm6B8TD3DU/

https://www.instagram.com/p/CJBcD1ypJPcuSDYE-0KU77O0jGf1NBJ-xlDIK00/