Sindi një prej vajzave të “Përputhen” është fokusuar kryesisht tek dy djem, Murati dhe Elvisi, të cilët kanë shprehur interes për të.
Ajo ka zhvilluar disa takime me djemtë dhe që të dy i kanë dhuruar lule me rastin e ditëlindjes bashkë me një mesazh të veçantë urimi.
Por Sindi vazhdon të jetë e dyzuar, duke mos ditur se kush nga dy djemtë është i duhuri dhe me cilin mund të ketë një përputhje.
Gjatë emisionit të djeshëm ajo ka treguar se çfarë ndjen për djemtë duke treguar se ndjenjat e vërteta i ka pasur gjithmonë për Muratin, ndërsa për Locon ajo ka një pëlqim dhe madje e konsideron si një partner që e plotëson më shumë sesa Murati.
Me këtë përgjigje ajo ka treguar se ende nuk është e qartë për atë çfarë dëshiron në të vërtetë, por duket qartë që interesi për të dy nuk mungon.
Link: https://www.instagram.com/p/CJKAmDdBOco/
https://www.instagram.com/p/CL7UIqmFpol/
https://www.instagram.com/p/CMIV4MpHsVG9vlZ52nzhNsipOx2VGmbbOcXYy40/