Bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit Muharrem Hoxha ka ndërruar jetë e infektuar me COVID-19.
Jalldëz Hoxha nuk e ka fituar dot betejën me këtë virus duke u larguar nga jeta në moshën 65 vjeçare.
Çifti ishte duke jetuar së fundmi në Pogradec ku kishin shkuar për të qëndruar larg vatrave të nxehta të virusit, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot ta shmangë infektimin.
Bashkëshortja e aktorit ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme, ndërsa sot pritet të përcillet për në banesën e fundit.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=UVdQeFJm5uI