ShowBiz

Nga statusi aktual tek raporti me Anën, Fationi i rrëfen të gjitha

Fation Kuqari është një prej djemve më të përfolur të “Përputhen”.

Në fillim ai ka shprehur simpati për Anën, më pas për Melisën dhe në fund për Anën e dytë.

Megjithatë gjatë udhëtimit të tij në “Përputhen”, ai është përfshirë në disa debate të ashpra sidomos me Melisën, të cilën e akuzoi se ishte në një lidhje jashtë emisionit.

Në fund ai u largua i papërputhur, por vazhdon ende të ketë interes për publikun statusi i tij aktual dhe raporti që ka me kandidatët e “Përputhen”

Ai ka pranuar se është ende single dhe është shumë i lumtur për këtë.

Ndërsa sa i takon Anës së parë me të cilët pati pëlqim, por edhe debate, dikush e ka pyetur përse flet akoma kur jeni zënë dhe ai është përgjigjur: “Unë me Anën nuk jam zënë asnjëherë. Nëse ti se sheh veten si partner, s’do të thotë mos të flasësh, por mund të kesh një mikeshë shumë të mirë”

Link: https://www.instagram.com/fation.kuqari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKrheJHBLM3xdby9EfVwB2WKBElsdouZt6_mG00/