ShowBiz

Fationi komenton për herë të parë Tean dhe Beartin, nuk do ta besoni çfarë thotë për ta

Tea dhe Bearti u bënë çifti më i përfolur pak javë më parë dhe kjo për faktin se e kishin mbajtur të fshehtë lidhjen.

Tea doli nga emisioni e përputhur me Andin, por një javë më pas rezultoi se gjithçka ishte një lojë dhe se në të vërtetë ajo ishte në një lidhje prej disa muajsh me Beartin.

E gjithë kjo histori është përfolur, gjykuar e komentuar pafund, ndërsa Tea fillimisht akuzoi produksionin se dinte gjithçka, por e lejoi një situatë të tillë.

Por çfarë mendon Fationi, një prej kandidatëve të “Përputhen” që ka folur gjithmonë për prapaskena tek kandidatët.

“Shifini vetë, presim lajme 9 mujorshe tani”, shkruan Fationi në përgjigje të pyetjes që i bëhet.

Kujtojmë se ata të dy e kanë rregulluar edhe raportin me Produksionin pasi të dielën ishin të ftuar në “Përputhen Prime” ku treguar më shumë rreth historisë së tyre.

Link: https://www.instagram.com/fation.kuqari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKWOWY3hDHTya0YuwoayuQdQGma8HGYoJEfLvY0/