ShowBiz

Sërish në mbrojtje të Vjosës, Di Caprio ju kërkon miliona ndjekësve të firmosin peticionin

Dy vite më parë, aktori i famshëm Leonardo Di Caprio i habiti të gjithë fansat dhe miqtë teksa doli për herë të parë në mbrojtje të lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentrale.

Që prej asaj kohe e deri më sot ai ka reaguar disa herë për këtë problem dhe më i fundit është postimi i një dite më parë ku me disa pamje nga Vjosa ai i njëh ndjekësit me këtë pasuri natyrore, ndërsa i fton të firmosin një peticion për të mbrojtur lumin dhe për të ndërtuar një park në vend të hidrocentraleve.

“Lumi i Vjosës është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë në detin Adriatik ky lumë shtrihet përgjatë 300 km. Lumi është streha e rreth 1100 specieve të ndryshme të cilat janë të rrezikuara nga projekti për ndërtimin e hidrocentraleve. Vjosa është zemra blu e Europës dhe njerëzit në Shqipëri duan ta mbrojnë atë. Ato po i kërkojnë qeverisë që të krijojnë Parkun Nacional të Vjosës, që do të jetë parku i parë për një lumë të egër në Europë. Le ti mbështetim ata, duke parë materialin më poshtë dhe duke firmosur peticionin” ,shkruan Leonardo krahas fotove të postuara në instagram.

Link: https://www.instagram.com/p/CMSVLfVllsT/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bqhw9O3lJr2/