ShowBiz

Në fillimet e lidhjes, Jonida dhe Besniku tregojnë si dukeshin vite më parë

Jonida dhe Besniku janë një prej çifteve më të dashur prej publikut.

Ata janë bërë prindër të një vajze në qershor të vitit të shkuar dhe që prej atij momenti i shohim vazhdimisht bashkë teksa postojnë foto dhe video të ndryshme.

Çifti janë bashkë prej shumë vitesh dhe me një foto unike të 5 viteve më parë kanë treguar se si dukeshin në fillimet e lidhjes së tyre.

Jonida ka postuar një foto ku ata të dy ndodhen në makinë ndërsa Besniku e puth Jonidën në ballë.

Fotoja daton fiks 5 vite më parë në 12.3.2016 dhe krahas saj Jonida shkruan: “5 vite më parë, të dua”

Krahas fotos shohim me dhjetra komente dashamirëse dhe komplimenta për çiftin.

Link: https://www.instagram.com/p/CMVEDAwM-AR/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDqplFOMbPZ/