ShowBiz

Tashmë nuk ka më dyshime, Orinda dhe Turi në pritje të fëmijës së parë

Disa ditë më parë në media qarkulluan zërat se Orinda dhe Turi janë në pritje të ëmbël.

Shkak u bë një foto e dyshes ku Turi e përqafonte moderatoren duke i vënë duart rreth barkut dhe krahas fotos shkruante: “Të bekuar”

Dyshimet u shtuan edhe më shumë, kur në komente shohim jo dy por tre zemra.

Duket se zërat janë plotësisht të vërteta dhe këtë e ka konfirmuar “Prive” e cila në rubrikën e vërtetë apo e pavërtetë ka zbuluar se ky lajm është 100% i saktë dhe se Orinda është në muajt e parë të shtatëzanisë.

Kujtojmë se ata të dy u martuan disa vite më parë përmes një ceremonie krejt unike, ndërsa së bashku numërojnë në total 15 vite.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=mIhaGfkiaes&t=4s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLRWan2DF_X/