Juli, një prej djemve të “Përputhen” realizon me kandidatët video të ndryshme.
Atë e shohim ti pyesë ata për detaje të ndryshme nga jeta e tyre private dhe profesionale.
Këtë herë pyetja ka qenë se sa motra dhe vëllezër keni.
Loco është pyetur i pari nga Juli dhe ka dhënë një përgjigje të pazakontë.
“Jam i adoptuar”, ka thënë ai, por nuk e dimë nëse është e vërtetë apo thjesht ka bërë humor.
Gjithsesi vlen të theksohet se Loco ka qenë gjithmonë i rezervuar sa i takon jetës private dhe nuk ka ndarë thuajse asnjë gjë me publikun.
Më pas Juli i është drejtuar djemve të tjerë e më pas vajzave duke i pyetur të gjithë se sa motra e vëllezër kanë.
Juli ka realizuar disa pyetësor për djemtë dhe vajzat e “Përputhen”, një pjesë e të cilave kanë qenë humoristike dhe kanë pasur për synim të zbulojnë më shumë detaje rreth jetës së tyre.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=4bohwwu5eVs
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMARz_Tnh38Zz7e7zKc9eTbSylcx98mwQf5bSE0/