Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër të një vajze në mes të dhjetorit të vitit të shkuar.
Që në fillim ata e kanë zbuluar portretin e vogëlushes dhe shpesh herë i shohim të postojnë foto dhe video bashkë me të voglën e tyre.
Këtë herë Sara shfaqet me vogëlushen Poem duke bërë Yoga dhe në njërën prej fotove biberoni është në tokë, ndërsa në foton tjetër në gojën e Poem.
Kaq ka mjaftuar që të fillojnë kritikat edhe pse mund të ketë ndodhur që biberoni fillimisht ka qenë në gojën e Poem e më pas në tokë.
“Krejt mirë po biberoni mashtrues i bebes në parket, ndërsa në foton tjetër në goj të bebes”, shkruan një prej ndjekësve në fotot e Sarës e cila e ka publikuar mesazhin duke i kthyer këtë përgjigje mesazhdërguesit.
“O njerëz të mirë po pse duhet të mendoni gjithmon mbrapsht. Pse nuk mendoni njëherë që njëherë e ka pas në gojë dhe pastaj i ka rënë. Mendoni ndonjëherë parç o njerëz të mirë se më mirë i bëni dhe vetes jo vetëm mua”
Link: https://www.instagram.com/sarahoxha/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJ9PIn7HPj_/