Modelja Afërdita Dreshaj dhe partneri I saj Jakub Kindl janë bërë prindër të një djali.
Vogëlushi erdhi në jetë mbrëmjen e djeshme dhe modelja bashkë me të shoqin kanë postuar një foto bashkë me të birin.
Modelja ka djalin në duar duke u puthur në kokë, pranë tij ndodhet dhe Jakub i cili e puth gjithashtu.
“Nuk mund ta përshkruajmë këtë dashuri”, shkruan Afërdita krahas fotos së postuar në instagram.
Të njëjtën foto ka postuar edhe partneri i saj Jakub i cili shkruan: “Zemrat tona po shpërthejnë”
Ky është fëmija i parë i çiftit të cilët u martuan rreth dy vite më parë me një super ceremoni në Miami.
Pak para se të bëhej nënë për herë të parë, Afërdita u bë hallë pas ardhjes në jetë të nipit të saj.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAn_nxaJ18D/