ShowBiz

Rezarta ka disa gjëra ndryshe nga femrat e tjera dhe nuk keni për ta besuar cilat janë

Rezarta Shkurta ka vendosur të tregojë më shumë rreth marrëdhënies së saj me partnerin, familjes dhe jetës profesionale.

Ajo ka vendosur t’ju përgjigjet 15 pyetjeve më interesante nga fansat e saj dhe shumë prej tyre kishin të bënin me detaje nga jeta e saj private.

Dikush e ka pyetur Rezartën nëse e lë Ermalin të presë kur bëhet gati për të dalë dhe ajo ka treguar se ka disa gjëra ndryshe nga femrat e tjera.

Zakonisht bëhet gati shumë shpejt, urren të bëjë shopping dhe e parkon makinën me të parën.

Këto janë tre gjëra pak të pazakonta për femrat dhe në këtë rast i përfituar del Ermali sidomos tek fakti që nuk i duhet të presë gjatë siç ndodh zakonisht me femrat.

Dikush tjetër e ka pyetur se çfarë gjëje të mirë ka marrë vajza nga ajo dhe Ermali.

Në këtë rast Rezarta përgjigjet: “Hera është një kopje e Ermalit në karakter. Nga unë ka marrë dëshirën dhe talentin në fusha të ndryshme të artit. Është një mix shumë i bukur i të dyve”

Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CL92sAcjeX5/