Gjyshi i këngëtarit Ledri Vula ka ndërruar jetë dhe lajmin e ka dhënë vetë ai dhe e ëma e tij Xheraldina përmes një postimi prekës.
Ledri ka ndarë me ndjekësit në instagram një foto ku pozon në prehërin e gjyshit dhe krahas fotos shkruan: “Kur ma në prehërin tënd gjysh”, ndërsa ka marrë shumë ngushëllime nga miq dhe fansa të tij.
Ndërkaq edhe nëna e tij Xheraldina ka ndarë me fansat një foto të të atit krahas së cilës shkruan: “Baba jem i miri, sot ti mbylla sytë dhe të ledhatova për herë të fundit. Të dua, stambollesha jote përjetë, Xherushi. Për miqtë dhe ata që e kanë njoft dhe dasht: Varrimi do të bëhet nesër në rrethin e familjes së ngushte. Të pame nuk ka. Ngushëllimet i pranojnë me sms dhe telefonata”, shkruhet në statusin e Xheraldinës ku gjithashtu shohim shumë mesazhe ngushëlluese nga të afërm e miq të saj.
Link: https://www.instagram.com/p/CMjxkYLB5wo/
Link: https://www.instagram.com/p/CMjs9LMFvNE/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFWtxwMBEv5/