ShowBiz

E papritur, Antonela puth Mevlanin, Lediana bën reagimin e pazakontë

Antonela u rikthyer sërish në “Përputhen” dhe i ka trazuar sërish ujërat mes Mevlanit dhe Ledianës.

Edhe pse tha që Mevlani nuk është askush për të, ajo u ofrua ta puthë atë për ta bërë Ledianën që të reagojë.

Në një moment ajo tha se po shkon të puthë Mevlanin se ndoshta kjo e ndihmon Ledianën të reagojë dhe është ngritur për ta puthur në faqe.

Lediana tha se Mevlani mezi po e priste një gjë të tillë, ndërsa vetë ai ka thënë se Lediana po gjen justifikime, pasi në rastin konkret ai nuk mund të tregohej vulgar duke e shtyrë tutje Antonelën kur erdhi për ta puthur në faqe.

Të njëjtën gjë ka thënë edhe Bora së cilës pretendimet e Ledianës i janë dukur justifikime.

Nga ana tjetër Mevlani e ka përsëritur edhe njëherë se ai e pëlqen Ledianën dhe se gjithçka varet prej saj.

Link: https://www.instagram.com/p/CMkeRr5h-7s/

https://www.instagram.com/p/CMkdeKOh2g4/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMh8ajJn6wA/

https://www.instagram.com/p/CMbrK7XBzS60SmaUVGM3cr3TtIVsVeItGTS32E0/