Ana Kauri një prej vajzave të “Përputhen” që doli pak kohë më parë e papërputhur nga spektakli është përfolur së fundmi se është në një lidhje prej më shumë se dy vitesh.
Këto lajme i konfirmoi Eri, një prej djemve që u përjashtua së fundmi nga emisioni.
Ai tha se Ana është e lidhur dhe se në “Përputhen”, ishte futur për shoë.
“A është e vërtetë se ke qenë në një lidhje jashtë Përputhen, sikurse tha Eri në një emision”, e pyesin Anën e cila përgjigjet: “Njerëzit për të marrë vëmendje, çfarë nuk thonë për të tjerët. Janë të lirë të bëjnë lajme për aq kohë sa fitojnë ndjekës”.
Ana ka mohuar kështu zërat për një lidhje jashtë spektaklit, ashtu siç pretendonte Eri.
Kujtojmë se ajo u largua nga “Përputhen” dhe i kërkoi Rinianit që të njiheshin jashtë, por ky i fundit refuzoi duke thënë se nuk i besonte.
Link: https://www.instagram.com/annakauri/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLSPDGahAg3/