ShowBiz

E papritur, Loredana sapo konfirmoi shtatëzaninë e dytë

Loredana dhe Mozzik janë një prej çifteve më të përfolura të momentit.

Ata të dy janë rikthyer sërish bashkë dhe këtë e kanë treguar përmes disa postimeve nga pushimet së bashku.

Ndërkohë së fundmi reperja i ka habitur të gjithë teksa duket sikur konfirmon shtatëzaninë e saj të dytë.

Ajo ka postuar në instagram një këpucë të vogël duke shkruar: “Kam nevojë për një fëmijë të dytë”

Ndërsa në një tjetër postim ajo ka vendosur emojin e një familjeje me katër persona prindërit dhe dy fëmijët, një vajzë dhe një djalë.

Mesa duket ata të dy janë duke u bërë prindër për herë të dytë dhe kjo  ishte mënyra më e mirë për ta dhënë lajmin.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJ-5A-DlWnc/